MËSO DIZAJN GRAFIK

4 Vende gjithsej!

Rezervo tëndin

Mundësi pagese

përmes kesteve!

Periudhë praktike të

siguruar tek partnerët.

ose na telefono në 043 888 880

Ngjyrat e ndryshme, materialet e printuara dhe të organizuara në dimenzione të ndryshme, imazhet e përbëra nga ‘pixel’ që paraqiten në ekranin televiziv ose të kompjuterit, janë të gjitha si rezultat i dizajnit grafik. Grafik Dizajni njihet si arti ose aftesia e kombinimit të formave digjitale, tekstit dhe simboleve për shfaqje në hapsira reklamuese.

Format digjitale, si elementet kryesore të dizajnit grafik, janë tërësi të përbëra nga ‘pixels’. Permes, formave digjitale një dizajner ka kapacitet të percjell një mesazh ose emocion tek audienca e targetuar. Fotografia është njëra ndër veglat kryesore të formave digjitale. Përdorimi i fotografisë (ose formave të tjera digjitale) në grafik dizajn nuk mund të anashkalohet, andaj edhe përzgjedhja e fotografisë së duhur me permbajtjen dhe kualitetin adekuat është jetike për paraqitjen vizuale sa më profesionale të një projekti.

 

Teksti dhe Simbolet, janë prezente në artin vizuel që nga lashtësia. Teksti dhe simbolet vazhdojnë të jenë prezente në shumicën e projekteve të dizajnit grafik, edhe ditëve të sotit. Përmes tekstit, dizajneri mundet të ofrojë informata ose mesazhe të caktuara tek audienca. Aftësia e një dizajneri është kapaciteti për të kombinuar rrjedhshëm format digjitale me tekste ose simbolet. Sic edhe Milton Glaser ka potencuar ‘janë tre reagime për një veper dizajni grafik - po, jo, dhe WOWI’, kjo e treta eshte ajo qe duhet te synojë cdo dizajner.

Nese deshironi të arrini tek ‘WOW’ në dizajn grafik, atëherë bëhuni pjesë e kursit intenziv të organizuar nga UnitedPixels.

Ky kurs do te ligjerohet nga Armend Berisha,

 

Dizajner grafik me përvoje 7+ vjecare, duke menaxhuar projekte për klientë të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar [për më shumë klikoni tek linku: www.armendberisha.com]. Më tutje, Armendi ka ligjeruar dizajnin grafik për 3 vite në ASK (American School of Kosovo), pastaj ka qene edhe trajner i angazhuar për dizajn grafik në disa projekte të USAID me qellim aftësimin e të rinjvr për punë online.

Kursi, me kohëzgjatje 60 ore punë do të pajis pjesmarrësit me aftësi analitike, kreative, dhe profesionale për të menaxhuar projekte të dizajnit grafik. Për më shume, pjesmarresit do të kenë mundësi punësimi në kompanitë partnere. (BASE, WE PROMOTE, DIGIPRINT)

 

Kursi është i organizuar me ligjerata, punë praktike, dhe aktivitete shtesë.

 

Ligjeratat do të fokusohen në teori mbi dizajnin grafik që do

të prekin këto fusha: Historinë, parimet kryesore, analizë të kampanjave të marketingut, planifikimi i projekteve, fotografia, tekstet simbolet, ngjyrat, etj.

 

Gjatë gjithë procesit të ligjerimit, pjesmarrësit do të kyqen në punë praktike reale për kliente nga tregu vendor. Kursi do të pajis pjesmarrësit me aftesi të shkelqyera në përdorim të software si Adobe Photoshop dhe Adobe Illustrator. Për më shumë, këto dy ‘software’ do të përdoren nga pjesmarrësit për të përfunduar punët praktike me të cilat do të ngarkohen.

Ndërsa aktivitetet shtesë do të kenë për qëllim zhvillimin e interaktivitetit mes pjesmarrësve dhe ligjeruesit.

 

Bëhuni pjesë e këtij kursi që të përgatiteni profesionalisht mbi dizajnin grafik, dhe të keni mundësine të hyni në tregun e marketingut vendor dhe ndërkombëtar (përmes platformave si Upwork, Freelancer, etj).

 

Për informata më të hollësishme, ju lutem na kontaktoni përmes:

info@utdpixels.com, ose përmes nr. të telefonit 043 888 880.

Find us on social

Privacy Policy | Terms of Use | Contact

© 2017 UNITED PIXELS, all rights reserved.