MËSO DIZAJN GRAFIK

4 Vende gjithsej!

Rezervo tëndin

Mundësi pagese

përmes kesteve!

Periudhë praktike të

siguruar tek partnerët.

Për tu bërë pjesë e Kursit që zhvillohet nga UP duhet ndjekur disa hapa. E para aplikoni online në www.utdpixels.com. Pastaj mjafton të na bëni një telefonat  (brenda orarit të punës nga 10:00-17:00) 30 min para se të na vizitoni dhe ju do të keni një takim me mentorin e Kursit Armend Berisha.

 

VIZUALIZIMI I NJE BISEDE TE ZAKONSHME MES KURSANTIN DHE MENTORIT : ARMEND BERISHA

 

Lokacioni : Prishtinë - Rr.Johan H. Vahn. Përballë Hotel GRAND pran Papirunit, Hymja 23 - para se te hyni në tunel.

 

Në katin e katërt - IV nr. 14

Pixel: Mirë se erdhët. Une jam Pixeli pjesë e UNITED PIXELS. Nëse frikësoheni nga une ju lutem na tregoni në telefon kur të caktoni takimin dhe unë do bëhem i kujdesshëm dhe do fshihem për pak që ju të ndiheni rehat, në të kundërt une do ju njoftojë me hapësirën e punës. WUF WUF

 

Kjo është hapësira ku mbahet kursi. Numri total i nxënësve që marrin pjesë në Kursin e Dizajnit Grafik është 6. Jemi të pajisur me një teknologji të avansuar (sistemin operativ macOS) dhe përgjatë kursit ju nuk keni nevojë të merrni me vete asgjë. Mjafton të keni interesim. Secili nga studentët do të posedoj Folderin personal ku mund të mbajë shënime gjatë vijimit të kursit. Do të keni një vend të caktuar ku do ti vendosni ato.

 

Kjo është hapësira e dytë, ku ju do të keni mundësi të pushoni dhe të relaksoheni gjatë kohës së pauzës dhe paralelish do të mund të shërbeheni me një Lang apo Fruta të ofruara nga UNITED PIXELS si dhe do të keni hapësirë të mjaftueshme kohore për diskutime dhe pyetje. Më besoni krijohet një atmosferë shumë e ngrohtë!

 

Këtu mund të uleni, dhe për pak kohë mentori do të jetë këtu. Doni të pini dicka? Ndjehuni të lirë, shërbehuni ... WUF WUF!

 

Përshëndetje unë jam Armend Berisha, kursi Motion Design do të mbahet nga Fuad Miftari! Më lejoni të ju prezentoj Kursin e M.D.  Kursi i Motion Design që mbahet në United PIxels i ka gjithësej 50 orë (një orë i ka 60 min.) që i bie diku rreth dy muaj e gjysëm duke marrë parasysh se mbahet dy herë në javë nga 2 orë e 30 min (5 orë në javë). Një Rund i perfshinë 3 Grupe:  GRUPI I = mbahet në ditët Hëne/ Enjte, GRUPI II = Marte/Premte dhe GRUPI III = Mërkure/ Shtune. Gjitha grupet e kanë orarin e njejtë nga ora 08:30 - 11:00. Gjatë vijimit të kursit ne do të punojmë me një program: Adobe After Effects, mirëpo njohja e Photoshopit dhe Ilustratorit është e domosdoshme. Do mësojmë operimin e After Effects për nevoja të motion design si dhe do të shohim si ta ndërlidhim me photoshop dhe ilustrator. Gjatë kësaj kohe do të punojmë në tri projekte kryesore: Animimi i një identiteti vizuel (intro-lowerthrds-outro) me q’rast do të familjarizohemi në detaje me softuerin - Animacion Abstrakt 10sekondësh gjat të cilit do të mësojmë në detaje principet bazë dë animacionit - Reklamë të plotë 15-20 sekondëshe ku do të mësojmë procesin e detajuar prej ideimit e deri në render final, për detaje më të hollësishme do të informoheni gjatë takimit tonë real. Ju lutem ndjehuni të lirë të na parashtroni pyetje.

 

Ju falemnderit për informatat.

Jam i interesuar të di se a duhet të posedoj njohuri paraprake që të ndjek këtë kurs?

 

Po, duhet të dini të përdorni Photoshopin dhe Ilustratorin. Kursi është i projektuar në atë formë që të ju ndihmoj të jeni sa më praktik dhe të gatshëm për tregun e punës duke ju pajisur me njohuri të nevojshme dhe esenciale për këtë fushë.

Pas përfundimit të kursit a do të pajisemi me diplomë?

Në fund të vijimit të kursit ju do të pajiseni me një diplomë nga UNITED PIXELS por në fushën e Motion Design vlerën më të madhe do ta ketë PORTFOLIO ku ju do ta paraqitni punën tuaj fillimisht të krijuar gjatë vijimit të kursit. Në një formë ajo është diploma më me vlerë dhe më e kërkuara në tregun e punës.

 

Në fund fare, pas përfundimit a do të kem mundësi praktike?

Personat që ndjekin kursin tek ne janë të bashkuar në një grup të mbyllur në Facebook ku kryesisht mund të bëjnë pyetje të kërkojnë ndihmë profesionale etj. Në këtë grup ne postojm mundësi për mbajtje praktike në kompani te ndryshme që i përkasin kësaj fushe dhe personat që shprehin interesim dhe tregojn rezultate te mira gjatë kursit kanë mundësi që përmes portfolios së tyre të garojn për të fituar mundësin e mbajtjes së praktikës.

 

Ju falemnderit për vizitën e shkurtër nuk është e nevojshme që gjatë takimit të na jepni një përgjigje, mund të mendoheni dhe mjafton të na telefononi në numrin tonë +383 43 888 880 dhe të na njoftoni për vendimin tuaj. Me shpresë që kemi arritur të ju ndihmojm mjaftueshëm. Falemnderit per vizitën!

 

PUNË TË REALIZUARA NGA TRAJNERI - Fuad Miftari

Find us on social

Privacy Policy | Terms of Use | Contact

© 2017 UNITED PIXELS, all rights reserved.